KAPPA OIL
Rreth nesh
Shërbimi i orientuar drejt klientit
Kënaqësia e klientëve është prioriteti ynë kryesor. Stafi i kualifikuar mban një partneritet të vazhdueshëm me klientin për të kënaqur nevojat dhe kërkesat e tij. Faktorët kryesorë të suksesit janë të kuptuarit dhe përshtatja e nevojave të klientit. Shërbim për konsumatorët në cilesinë e duhur, në kohën e duhur dhe çmimin e duhur. Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe inovative. Aplikimi i kontrollit të rreptë të cilësisë, ruajtjen e ofrimit të kohës së produkteve dhe shërbimeve pas shitjes për klientët tanë. Duke u kujdesur me sukses për këtë strategji, kompania arriti të rriste ndjeshëm volumin e shitjeve ndër vite.
Menaxhimi i cilësisë
Në ditët e sotme cilësia është bërë një faktor kyç. KAPPA OIL që nga viti 2008 operon nën Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë 9001: 2008, certifikuar nga kompania TUV NORD GERMANY e cila është një nga kompanitë më prestigjioze në këtë fushë. Gjithashtu në vitin 2010 nga organizmi certifikues CDQ Itali, KAPPAOIL është certifikuar për origjinën evropiane të produkteve të saj duke rritur besueshmërinë dhe cilësinë e produktevetë ofruara per tregun vendas dhe te huaj.
Zhvillimi i produkteve inovative
KAPPAOIL shet nëpërmjet vizitave të shitjes dhe filozofisë së edukimit dhe zgjidhjes së problemeve. Mbas shitjeve, ne bëjmë kontrollet e zakonshme të produkteve tona dhe gjithashtu bëjmë të gjitha analizat e nevojshme në Laboratorin tonë të Sigurisë së Cilësisë. Kështu , ne i paraprijme problemeve duke informuar klientët tanë para se ata te ballafaqohen me ndonjë të tille.
Vizioni ynë.
Të jemi kompania e vetme e përzgjedhur në ofrimin e lubrifikantëve të një cilësie sa më të lartë për klientët tanë.
HISTORIKU.
KAPPA OIL është një kompani e pavarur themeluar në vitin 1992 si kompania e parë për vajra lubrifikantë dhe aksesore të tjerë për automjete si filtra, bateri etj.
Gjatë viteve kompania ka krijuar një rrjet efikas shitjesh në të gjithë territorin, duke përfshirë distriktet rurale, duke fituar kështu një pozicion të privilegjuar midis importuesve dhe shpërndarësve më të mëdhenj të tregut të lubrikantëve duke qenë kompania lider në këtë treg. Falë rrjetit efikas të shitjeve, kompania ka arritur një konsolidim të plotë duke patur mbi 50% të totalit të tregut të brendshëm, dhe objektivat për periudhen 2015 -2020 janë rritur nje total 55 – 75%.
Qendra administrative ndodhet në Durrës.
ÇERTIFIKATAT
ISO 9001:2008
Dedikimi i kompanisë në implementimin e Cilësisë ka bërë të mundur që kompania jonë të arrije dhe të permbushë versionin e çertifikimit ISO 9001 : 2008, i cili garanton kualitetin e shërbimeve tona nëpërmjet një sistemi cilësie që përmbush standartet ndërkombetare.Në vitin 2008 kompania është certifikuar nga TÜV NORD GERMANY.Përdorimi i sistemeve menaxhuese të cilesise për të rritur produktivitetin dhe për të konsoliduar dhe permbushur nevojat e klientit, konsiderohet si baza kryesore e suksesit për kompanitë moderne që janë të fokusuara në demostrimin të aftësive të tyre për të ofruar produkte dhe shërbimeve që kënaqin klientet. Duke patur këtë çertifikatë ne jemi të vetëdijshem në faktin që metodologjia jonë për zgjerimin e biznesit është nëpërmjet kushtimit të vëmendjes ndaj elementit të cilësisë.
Marrja e çertifikatës ISO 9001:2008 e vendos kompaninë tonë në një epoke të re pune për të mbajtur këtë arritje dhe për të ndihmuar kompaninë për të levizur përpara drejt realizimit të misionit saj.